Vërehet imazhi i Gandit në Mars

Kur studion fotot e mahnitshme të dërguara nga Mars Orbiter i Evropës në Tokë pret të shijosh imazhe vullkanesh dhe kratere të thellë.

Ajo që nuk prisje ishte profili i Mohandas ‘Mohatma’ Gandit të gdhendur në shkëmb. Por një entuziast italian i hapësirës quajtur Matteo Lanneo ka gjetur pikërisht këtë.

Ai po skanonte imazhet e fundit e dërguara nga sonda Mars Express kur u ndesh me këtë ngjashmëri të çuditshme me babanë e kombit indian.

Koka duket se ka mustaqe dhe flokë të ruajtura dhe vetulla të dala, si lideri politik.

Nuk është hera e parë që vërehet fytyra e një personi në Mars.

Në Korrik 1976, Viking 1 Orbiter amerikan nxori një fotografi që dukej se tregonte një kodër në formën e një fytyre njeriu në sipërfaqen me pluhur të Marsit.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment