Vendi më i pasur evropian është Luksemburgu

Luksemburgu është shteti më i pasur evropian kur bëhet fjalë për bruto prodhimin vendor për kokë banori, derisa Bullgaria është vendi më i varfër, ka njoftuar Agjencia evropiane për statistika Eurostat.
Bruto prodhimi vendor i Luksemburgut i matur me fuqinë standarde të blerjes është 283, pasojnë Holanda me 134, Danimarka, Irlanda dhe Austria me 125, ndërsa fuqia standarde e blerjes në Bullgari është 43.
Luksemburgu është gjetur në krye të listës kryesisht për shkak të nejçëve nga vendet fqinje, Franca, Gjermania dhe Belgjika, të cilët nuk jetojnë në Luksemburg, por që punojnë atje dhe me këtë kontribuojnë në bruto prodhimin vendor.
Fuqia standarde e blerjes në Greqi është 89. Ky shtet vazhdon luftën për ringjalljen e ekonomisë së vet përmes masave të kursimit dhe reformave. Ndërkaq vendet e Evropës qendrore dhe atyre lindore renditen në fund të listës.

(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment