Vdes peshkatari, përdori lëndë plasëse

Një 38-vjeçar nga Erseka humbi jetën mesditën e të dielës gjatë përdorimit të lëndës plasëse për peshkim.

Sipas burimeve policore, viktima, 38-vjeçari Sokol Brane, po peshkonte në afërsi të lumit ne fshatin Gostovishtë dhe ka tentuar të përdorë një kapsollë me nitrat e cila i ka plasur në dorë.

Viktima është dërguar menjëherë në spitalin, por fatkeqësisht nga plagët e marra ka humbur jetën rrugës për në spital, raportoi BW.

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment