Vazhdon “telenovela” Fabregas

“Telenovela” Fabregas nuk ka të sosur. Barcelona dhe AC Milan, janë duke e ndjekur vazhdimisht mesfushorin spanjoll te Arsenalit, Cesk Fabregasin.
Lojtari dëshiron të largohet në drejtim të skuadrës katalonase, mirëpo negociatat në mes dy skuadrave po hasin në vështirësi.
Raportohet se “topçinjtë” kanë hedhur poshtë ofertën e Barçës në vlerë prej 30 milionë euro, çmim ky që për londinezët është i papranueshëm.
Presidenti i katalonasve ka bërë të ditur se nëse Arsenal nuk do të pranon ofertën e tyre, atëherë Fabregas do të mbetet në Londër.
Ndërkohë, Milan është duke e vëzhguar me kujdes çështjen e spanjollit.

(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment