Vazhdon greva e ish-ushtarëve të UÇK-së

Rreth njëqind ish-luftëtarë të UÇK-së kanë hyrë në ditën e 24 të grevës duke kërkuar miratimin sa më të shpejtë të Ligjit për vlerat e luftës së UÇK-së.

Derisa gjendje shëndetësore e veteranëve ditë pas dite po përkeqësohet, zyrtarët qeveritarë dhe ata nga Kuvendi nuk kanë arritur t’i bindin ata që ta ndërpresin grevën.

Edhe pse të lodhur nga greva e gjatë, ish-luftëtarët e lirisë ritheksojnë se janë të vendosur në kërkesat e tyre dhe nuk do të pranojnë asnjë lloj dokumenti që nuk e njeh të plotë luftën e UÇK-së dhe popullit për liri. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment