Vazhdon dhuna në Siri

Policia dhe ushtria në Siri po u kundërvihen me dhunë të ashpër përkrahësve të opozitës.
Kanali amerikan CNN, bazuar në të dhëna nga dëshmitarë, njofton se forcat siriane të sigurisë kanë qëlluar nga....... helikopterë dhe me armë automatike kundër demonstruesve në qytetin Maaret al-Numan, në veri të vendit.

Në të gjithë Sirinë sipas të dhënave të aktivistëve për të drejtat e njeriut, të premten dolën sërish në rrugë dhjetëra mijëra vetë, për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të shtetit, Bashar al-Assad. Gjithsej u vranë 22 vetë.

Në qytetin Jiser al-Shogur, në veriperëndim të vendit, në kufirin me Turqinë, kanë hyrë sërish tanke të ushtrisë.

Kryeministri turk, Rejjep Tayyib Erdogan, e akuzoi me fjalë të Në anën tjetër, SHBA do të mbështesë rezolutën për Sirinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

SHBA do të mbështesë në Këshillin e Sigurimit një projektrezolutë të paraqitur nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Portugalia, në të cilën dënohet Siria për shkeljen sistematike të të drejtave të njeriut.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë në Washington u kritikua ashpër edhe dhuna ndaj kritikëve të regjimit. Fuqitë me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, Rusia dhe Kina, deri tani janë kundër një dënimi zyrtar të udhëheqjes në Damask.

Siria paralajmëroi Kombet e Bashkuara të mos ndërhyjnë në punët e saj të brendshme.
(www.gazeta-express.com)

No comments:

Post a Comment