Vazhdojnë sulmet mbi Libinë, Kanada i njeh rebelët

NATO ka kryer sulme të tjera mbi kryeqytetin libian, Tripoli, pasi që është raportuar se rebelët kanë pasur përparime gjatë luftimeve kundër regjimit të Muamer Gadafit.
Së paku dy shpërthime e kanë tronditur Tripolin të martën, ndërsa televizioni shtetëror libian ka raportuar se bombardimet kanë goditur caqe ushtarake dhe civile.
Ky televizion ka raportuar se ka pasur edhe të lënduar, mirëpo nuk ka dhënë detaje. Aeroplanët e NATO-s ndërkohë kanë lëshuar edhe fletëpalosje përreth Zlitanit, në perëndim të qytetit që kontrollohet nga rebelët, Misrata, duke ju kërkuar forcave të Gadafit që të braktisin pozitat e tyre dhe të ndalojnë luftimet.
Medita raportojnë se luftëtarët rebelë kanë avancuar në drejtim të qytetit mesdhetar të Zlitanit.
Në zhvillime të tjera, Kanada ka lajmëruar se e njeh Këshillin Tranzitor Kombëtar si qeverinë e vetme legjitime të Libisë.
Kanada me këtë vendim, ju është bashkuar Francës, Spanjës, Italisë, Gjermanisë, Katarit dhe Emiratave të Bashkuara Arabe që tashmë e kanë njohur këshillin e udhëhequr nga rebelët.
(rtv21.tv)

 
 

No comments:

Post a Comment