Vajza e djegur në 1998 në Itali, kapet shqiptari

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane si përgjegëjs për krimin e ndodhur në vitin 1998, kur një vajzë shqiptare, u vra e më pas u dogj, pasi tentoi t’i largohej bandës që e detyronte të prostituonte. Lajmin e publikojnë mediat italiane, të cilat duke iu referuar policisë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shqiptari Selaudin Koci, i njohur me emrin Sabi, 42 vjec dhe i dënuar më parë me 8 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni.

Sipas policisë, ngjarja për të cilën ai është akuzuar së fundi ka të bëjë me vrasjen e njohur me emrin “bjondja e Marlisë’, vajza shqiptare që u vra e më pas u dogjë në maj të vitit 1998 në provincën e Luccës. Ajo rebeloi dhe u largua nga banda e përbërë prej 10 shqiptarësh që sipas policisë merreshin me shfrytëzim prostitucioni, duke shfrytëzuar vajza të reja.

Akuza ndaj shqiptari u riformulua në mars të vitit 2008, pasi kishin ecur më tej hetimet për këtë ngjarje. Pak pas krimit, ai u ‘zhduk’, në Shqipëri duke humbur gjurmët, por dje është arrestuar nga policia e Barit.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment