Ushtarët rusë detyrohen të punojnë si prostituta

BBC njofton se në Rusi kanë nisur hetimet për një skandal të rëndë që ka përfshirë ushtrinë. Sipas BBC ushtarët rusë përdoren si prostituta meshkuj në rrugët e Shën Petersburgut. Një grup i quajtur “Nënat e Ushtarëve” po bën avokatinë e këtyre viktimave. Në një rast, një 18 vjeçar ushtar u rrah barbarisht pasi refuzoi të bënte prostitutën. Atij iu prenë këmbët dhe organet gjenitale.

BBC njofton se reputacioni i ushtrisë është goditur rëndë. Sipas raportimeve, në Shën Petersburg ka një rrjet klientësh që duan të bëjnë seks me prostituta- ushtarë.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment