Udhëtim në Ballkan me autobusin e zgjerimit europian

Një udhëtim ndërgjegjësimi dhe informimi nisin 16 studentë ballkanas prej datës 22 Maj deri në 21 Qershor.

Turneu do të zhvillohet me autobusin e posaçëm të ofruar enkas, në kuadër të programit «Wheeling EU Enlargment».
Gjatë turneut në vende të ndryshme studentët do të fotografojnë dhe filmojnë eksperiencat e tyre të cilat do të publikohen menjëherë në faqenhttp://www.wheelingeu.eu/ duke synuar kështu përcjelljen e eksperiencave me këndvështrimin e tyre, në përpjekje për ndërgjegjësimin e popujve të ballkanit me idenë e Zgjerimit.
Το «Wheeling EU Enlargment – udhëtimi 30 ditor mbushur me drejtësi publike dhe kulturë» bë pjesë në tematikën «Raising awareness on the EU Enlargement towards the Western Balkans and Turkey» të Bashkimit Europian i organizuar nga «Wheelpedia», e Organizmit Europian të Drejtësisë Publike (European Public Law Organization – EPLO) me qendër në Athinë.

Udhëtimi nisi nga Roma në Muzeun Kapitolini, pikërisht në sallën ku u nënshkrua «Marëveshja e Romës» në bazë të së cilës u theemelua Bashkimi Europian.

- Në Parmë studentët patën mundësinë të mësojnë se si funksionon Organizmi i Sigurisë së Ushqimeve (EFSA), si edhe programin EUROJUSTIS që ka për qëllim dhënien institucioneve dhe vendeve të BE-së, treguesve të rinj për vlerësimin e besimit publik në organet e drejtësisë.

- Në Lublianë studentët u pritën nga ministri i Drejtësisë së Sllovenisë z. Αles Ζalar dhe ndoqën fjalimin e tij me temë «Integrimi i Sllovenisë dhe prespektivat e zgjerimit në Ballkan».

- Në Zagreb ata vizituan universitetin ku ndoqën leksionin e pedagoges Iris Golden Lang në lidhje me «Procedurën e pranimit të Kroacisë në BE» si leksionin e profesorit Xhosip Kregar me temë «E drejta dhe kultura».

- Në Beograd u pritën nga përfaqësuesja e Serbisë në EPLO, profesoresha Violeta Besirevic, e Union University Law School ku ndoqën fjalimin e zv/drejtorit të Zyrës Lokale për Integrimin Europian, z. Sradan Maistrorovic.

Udhëtimi vazhdon në Brecko, Sarajevë, Podgoricë, Tiranë, Shkup, Sofie, Bukuresht, Stamboll , Selanik dhe do të përfundojë më 21 Qershor në Athinë.

Në program marrin pjesë studentë nga 16 universitete të Shqipërisë, Greqisë, Qipros, Italisë, Sllovenisë, kroacisë, Bosnjë Hercegovinës, Serbisë, Bullgarisë dhe Turqisë.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment