“Twitton” direkt lindjen e fëmijës

Twitter është bërë një mani e vërtetë: ka disa persona të cilat nuk mund të rrinë pa treguar se çfarë po bëjnë në çdo moment të jetës.

Mary Whicherly ka treguar hap pas hapi lindjen e vajzës së saj direkt nga shtëpia.

Në momentin që dhimbjet nuk e kanë lejuar më të shkruante, celulari ka kaluar në duart e bashkëshortit, i cili shkroi: “Më mbaroi birra! Nëse do të ishim në spital mund të kisha blerë prapë.”

Në fund, pasi vajza lindi, babai shkroi: “Është një vajzë e bukur. Po qan. Është e mrekullueshme!”

Një fund i lumtur pra për familjen dhe për miqtë e tyre, të cilët nuk humbën asnjë çast të evenimentit. Kudo që ndodheshin./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment