Turqia voton!

Turqia sot po voton për 550 antarët e rinj të parlamentit. Sipas sondazheve, një fitore e partisë qeveritare fetaro-konservatore e kryeministrit Tayyip Erdogan, konsiderohet e sigurtë.

Megjithatë, vemendja eshte e madhe për të ndjekur me padurim nëse AKP-ja është në gjendje ta zgjerojë shumicën e saj në dy të tretat e 550 mandateve.

Kjo do t`i bënte të mundur Erdoganit të realizonte planet e tij për një kushtetutë të re, pa pasur nevojën e caktimit për këtë, të një referendumi.

Të drejtën për të zgjedhur e kanë rreth 52 milionë turq. Në votime marrin pjesë 15 parti ndërsa në të gjithë vendin janë hapur 200 mijë qendra votimi.

Megjithatë përpos incidenteve te regjistruara gjatë fushatës elektorale, turqia u përfshi së fundmi edhe nga një skandal me sfond seksual, që ka tronditur politikën vendase. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment