Turqia kërcënon Chelsean: Do t`iu padisim në FIFA

Me sa duket, rikthimi i Guus Hidinkut në "Stamford Bridge" brenda kësaj jave është ndërlikuar në çastet e fundit. Chelsea është paralajmëruar nga Federata Turke se do të paditen në FIFA.

"Klubi anglez ka treguar në të shkuarën se firmos me lojtarë që janë nën kontratë", u shpreh presidenti Mahmut Ozgener.

"Nëse diçka e tillë ndodh edhe me trajnerin tonë, atëherë ne do të dorëzojmë një dosje me detyrimet financiare që duhet të na paguajnë në FIFA", tha Ozgener. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment