Trupat siriane me tanke në kufirin me Turqinë

Në fshatin Hirbet al – Çoz në veriperëndim të Sirisë, që ndodhet në afërsi të kufirit Siri -Turqi, ku mijëra njerëz janë zhvendosur aty për t’i shpëtuar dhunës, trupat ushatarake hynë me tanke.

Sipas deklaratës të një aktivisti të të drejtave të njeriut, qindra ushtarë kanë hyrë me tanke gjatë ditës së sotme në fshat.

Dëshmitarë kanë thënë se qindra refugjatë kanë ikur në Turqi, ndërsa tanket i janë afruar kampeve, në pjesën siriane të kufirit me turqinë, në të cilat ishin strehuar.

Rreth 10 mijë sirianë, tashmë gjenden në Turqi, pasi i ikën aksioneve ushtarake.

Banorë i fshatit Gkiouvetsi tha se kishte parë ushtarë të mbërrinë në një kodër në një distancë më pak se një kilometër nga kufiri me Turqinë. Një flamur turk që ishte vendosur në këtë kodër pak ditë më parë, në shënjë mirënjohje për Turqinë, e cila ka mbajtur gjatë gjithë kësaj periudhe në territorin e saj mijëra refugjatëve sirian, u zëvendësua nga flamuri sirian.
(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment