Tritol shtyllës së tensionit në Fushë-Krujë

Pesë shpërthime të fuqishme në harkun kohor të një ore, nga ora 1.15 deri në orën 2.15 minuta, janë dëgjuar në afërsi të fabrikës së çimentos në Fushë Krujë, sipas rojeve private të kësaj fabrike.

Në momentin e shpërthimit të pestë është shkëputur energjia elektrike, pasi një nga styllat e tensionit të lartë në fshatin Kadiaj të Fushë Krujës është hedhur në erë. Polcia e Fushë Krujës ka mbërritur menjëherë në fabriken e çimetos së Fushë-Krujës duke nisur edhe hetimet. Ndërsa në orët e para të mëngjesit ka mbërritur edhe tek shtylla e tesionit të lartë që ishte hedhur në erë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, në afërsi të shtyllës është gjetur edhe një fitil zjarrpërcjellës që do të dërgohet në Institutin e Kriminalistikës për të parë nëse ka shënja gishtërinjësh të autorëve që kanë vendosur ekplozivin. Sipas policisë, ndryshe nga sa thanë rojet e fabrikës që ka patur pesë shpërthime brënda një orë, ka patur tre shpërthime.

Aktualisht në vëndin e ngjarjes kanë mbërritur grupe ekpertë të antiterrorit dhe të Polcisë Kriminale për të punuar për gjetjen dhe arrestimin e autorëve. Ky nuk është rasti i parë që shtyllat e tensionit të lartë që furnizojnë me energji fabrikën e cimentos hidhen në erë.

Vetëm në afërsi të fshatit Kadias para një muaji i është vënë tritol një tjetër shtylle.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment