Tottenham nuk i shet yjet

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka mohuar spekulimet se yjet e skuadrës Luka Modric e Gareth Bale mund të largohen nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.

Modric dhe Bale kërkohen nga klube të mëdha evropiane, por Redknapp insiston se ata nuk janë në shitje.

“Nuk mund të vendosi çmim për një futbollist si Modric. Ai nuk është në shitje njësoj sikur Bale. Ne duam të mbajmë futbollistët tanë më të mirë”, tha Redknapp për talkSPORT/zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment