Tottenham mendon për Mirko Vucinic

Skuadra angleze e Tottenham Hotspur po mendon për Malazezin e Romës Mirko Vucinic i cili pas shumë vitesh tek Roma nuk duket i kënaqur me ecurinë e ekipit dhe me shumë mundësi mund të largohet.


Harry Redknapp trajneri i Tottenham e kërkon me ngulm Malazezin Vucinic, disa drejtues të Tottenham ndodhen në Itali për të mbikqyrur situatën e sulmuesit të Romës.

Tottenham është i gatshëm të ofrojë 15 milion euro për Mirko Vucinic këtë gjë e raporton edhe e përditshmja angleze "The Mirror". 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment