Tiranë, shkëmbim zjarri, 1 i vrarë, dy të plagosur

Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pak minuta më parë në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Nga njoftimet e para të policisë mësohet se viktima është identifikuar si Nadien Zeneli, 32 vjeç.

Po sipas policisë, Zeneli dhe persona te tjerë janë përfshirë në një shkëmbim zjarri në zonën e ish- bllokut, për motive ende të paqarta.

Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për në Spitalin Ushtarak ku po marrin ndihmëm e parë, ndërsa mësohet se për momentin jane jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmitarëve janë dëgjuar disa të shtëna.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment