Tiranë, pranga policit bashkiak merrte rryshfet lokaleve te blloku

Një efektiv i policisë Bashkiake të Tiranës është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme nën akuzën e mitmarrjes. Burime zyrtare nga policia e Tiranës, konfirmuan arrestimin e efektivit të policisë Bashkiake, Agron Doçi.

Ky i fundit kryente detyrën e Inspektorit të Policisë Bashkiake në zonën e Bllokut, ku akuzohet se u merrte 10 deri në 20 mijë lekë lokaleve pa kasë fiskale.

Materialet i kanë kaluar për ndjekje Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë.
(kalkanweb.com)

No comments:

Post a Comment