Tirana/ Lojtarët refuzojnë rinovimin, nëse s’likuidohen

Tirana po bën gati nëntë ditë që ka filluar përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Grupi dita-ditës sa vjen e shtohet, mirëpo situata prapë mbetet e njëjtë. Ndërkaq, lojtarët që mbyllën sezonin e fundit, e kanë diçka të qartë: ata nuk do pranojnë rinovim, nëse nuk likuidohen totalisht për vitin e përfunduar futbollistik. Kujtojmë që disa prej tyre kanë ndonjë këst kontrate për të marrë, por edhe rroga mujore. Prandaj, në rast se nuk i marrin paratë, kanë vendosur që të mos qëndrojnë. Dëshira për të veshur edhe për një sezon fanellën bardheblu mbetet, mirëpo ana ekonomike mund të ndërhyjë në vendimin e tyre. Ata presin që të marrin vesh nëse do të vijojnë bashkëpunimin me klubin edhe për sezonin e radhës apo duhet të mendojnë të gjejnë strehë diku gjetkë. Për momentin, gjithçka ia kanë lënë kohës, ndonëse edhe kjo është e limituar. Kujtojmë që Federata Shqiptare e Futbollit i ka dhënë ultimatum klubit që brenda një harku kohor, pra rreth datës 15 qershor, të dorëzojë listën e lojtarëve të federuar.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment