Tirana Banka, ofron “Depozitën Junior”

Tirana Bank me synimin që të mbështesë dhe ndihmojë krijimin e një kulture kursimi, është fokusuar edhe njëherë tek brezi i ri në Shqipëri, duke krijuar një qasje tërësisht të re drejt tyre. Tirana Bank ofron një produkt të quajtur Depozita Junior. Sipas njoftimit, ndryshimi me ofetat e tjera të këtij lloji qëndron se Tirana Bank synon t’u mësojë fëmijëve shqiptarë një kulturë kursimi; të kursejnë që të ndërtojnë ëndrrat e tyre! Ky produkt i kushtohet fëmijëve nga lindja deri në 15 vjeç. “Fëmija bëhet përfitues dhe mbajtës i kësaj depozite sapo mbush moshën 18 vjeç. Për Tirana Bank është shumë e rëndësishme kujdesi për fëmijët, në mënyrë që ata të kenë shpresë për të ardhmen dhe të marrin dijet e duhura mbi paranë dhe financën personale qysh në hapat e para të jetës.” thuhet në njoftim. Tirana Bank ka organizuar një festë rreth këtij produkti.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment