Tifozët rumunë: Lirojeni Mlladiçin

Provokime të shumta nacionaliste kanë bërë tifozët rumunë në drejtim të Kombëtares boshnjake gjatë ndeshjes kualifikuese për Evropianin 2012.

Para fillimit të ndeshje tifozët mbanin parullën “Free Mladic” (Lirojeni Mladiçin), e cila më pas u hoq. Por, më vonë ata shfaqën parullën në serbisht “Boshnjakët janë pa atdhe”.
Provokime pati gjatë gjithë ndeshjes dhe pati edhe incidente të vogla. Një flamur serb u pa në tribuna. Rumania e fitoi ndeshjen 3:0 në grupin ku gjendet edhe Shqipëria.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment