Thaçi uron Erdoganin

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram urimi homologut të tij, kryeministrit të Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, me rastin e fitores në zgjedhjet parlamentare në Turqi.

Sipas rezultateve preliminare në zgjedhjet parlamentare në Turqi po udhëheq Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit e kryeministrit aktual Rexhep Taip Erdogan me 51,3 për qind në bazë të 75 për qind të votave të numëruara.

Në telegram kryeministri Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës i ka shpreh urimet më të përzemërta me rastin e fitores Erdoganit në zgjedhjet parlamentare.

“Përkushtimi juaj për të fuqizuar edhe më tej zhvillimin e hovshëm të Republikës së Turqisë, si dhe fryma e fqinjësisë së mirë, e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit të të gjitha vendeve të rajonit, që identifikohet me konceptin tuaj, është një garancë substanciale e suksesit të vazhdueshëm të Turqisë”, thuhet në urim.

Më tutje, kryeministri Thaçi ka ritheksuar angazhimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera me Ankaranë, në interes të përbashkët të të dy vendeve.

“Republika e Kosovës është dhe do të vazhdojë të jetë mirënjohëse për mbështetjen e gjithanshme që Republika e Turqisë i ka dhënë Kosovës në momentet më vendimtare”, thuhet ndër të tjera në telegramin urues të Thaçit.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment