Thaçi: Partitë e vogla më morën deputetët

Menduh Thaçi, lideri i PDSH-së në një konferencë për shtyp një ditë pas zgjedhjeve ka fajësuar partitë e vogla politike shqiptare për përçarjen e votës tek elektorati shqiptar, duke shkaktuar humbjen e 4 mandateve për deputet që PDSH do ti kishte fituar.

Lideri Thaçi konfirmoi se PDSH-ja ka fituar në këto zgjedhje 8 mandate deputetësh.
“Unë mbaj një pjesë të përgjegjësisë për copëtimin e votës opozitare, por këta opozitar që pësuan fiasko dhe parandaluan fitoren e partisë më të madhe opozitare shqiptare kanë përgjegjësi më të madhe. Unë gjithë votuesve që mbështetën këtë platformë solemnisht ju premtoj se vota e tyre në asnjë sekondë nuk do të bëhet pjesë e pazareve qeveritare, qoftë për qeveri të majta djathta apo të integrimit, por vetëm për arritjen e statusit që parasheh platforma e Partisë Demokratike Shqiptare”, ka deklaruar lideri i PDSH.

"PDSH bashkërisht me këto parti do të kishte 12 deputetë, ndërsa BDI 5 deputetë dhe këtu do të përfundonim", theksoi Thaçi. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment