Thaçi në interpelancë për autostradën

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar për javën e ardhshme një seancë në të cilën kryeministri Hashim Thaçi do të jetë në interpelancë. Interpelanca është kërkuar Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me autostradën Vërmicë-Merdare.

Po ashtu në këtë seancë do të jenë për shqyrtim të dytë disa projektligje.

Një prej ligjeve që pret shqyrtimin e ligjvënësve është edhe ai për vlerat e luftës, për të cilin veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tash e dy javë janë në grevë, me kërkesën që të miratohet ai ligj dhe të fillojë së zbatuari.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se Kuvendi pret që brenda këtij muaji Qeveria ta procedojë Ligjin për vlerat e luftës dhe veteranët, dhe pastaj të dërgohet në procedurat e miratimit. Ai tha se ky ligj do të miratohet brenda këtij viti. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment