Thaçi: Mustafa me mentalitet monist.

Kryeministri i Kosovë Hashim Thaçi vazhdon të prezantojë punën e 100 ditëshit të qeverisjes së tij në media. Kryeministri ka dhënë një intervistë për gazetën Express, ku e ka quajtur Isa Mustafën me mentalitet monist dhe të paaftë për tu përballur me idetë.

"Më tepër ishte një reagim mllefi, jo argumentues, jo profesional dhe i paqëlluar, nervoz dhe agresiv në kuptimin frustrues për suksesin e qeverisë dhe zhgënjyes për dështimin në komunë dhe mungesën e vizionit apo alternativës opozitare" ka thënë Thaçi.

Më tej Thaçi e ka lavdëruar kundërshtarin politik, Mustafën për rolin e tij në tejkalimin e krizës politike në vend.

Kryeministri ka folur për raporte të mira me Presidenten, zyrën e saj dhe ka thënë se ndihet mirë nga takimet me homologë të shteteve të ndryshme.

Kryeministri i ka quajtur lëvizjet brenda PDK-së i ka quajtur profilizim të partisë duke shtuar se kongresi i fundit i partisë e ka treguar fuqinë e secilit.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment