Thaci: Kosova nuk eshte ne krize

Qeveria e Kosovës do të rrisë përgjegjësinë ndaj mësimdhënësve edhe në të ardhmen, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi të enjten mbrëma në Mitrovicë, gjatë darkës së përbashkët me punëtorët e arsimit të kësaj komune.

Kryeministri gjatë kësaj darke pune është shoqëruar përveç kryetarit të komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, edhe nga ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe ministri i Financave Bedri Hamza.

Kreu i Qeverisë së Kosovës theksoi se vetëm duke investuar në edukim do të investohet në të ardhmen e vendit, andaj Qeveria do të vazhdojë të investojë në këtë drejtim, por edhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve në përgjithësi.

“Ju do të keni standardin e punëtorëve të arsimit të vendeve të BE-së”, është shprehur Thaçi, duke uruar mësimdhënësit për rritjen e pagave të tyre për 50 për qind.

Sipas tij, rritja e pagave ka qenë vendim jashtë partiak, sepse siç tha ai, mësimdhënësit i përkasin të gjitha partive politike.

“Kosova nuk është në krizë, por në krizë janë ata që kanë qenë kundër rritjes së pagave”, tha mes tjerash Thaçi, duke uruar të gjithë arsimtarët për punë edhe më të suksesshme në të ardhmen

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment