Thaçi i shpëton interpelancës.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka shpëtuar interpelancës në Kuvend pasi është shtyrë për të hënën e ardhshme. Lajmin e ka dhënë kryesia e kuvendit pas mbledhjes së saj e cila ka konfirmuar së interpelanca e parashikuar për t’u mbajtur të enjten është shtyrë për të hënën, duke i dhënë kreut të qeverisë kështu edhe një javë kohë.

Arsyeja sipas kryetarit Jakup Krasniqi është vizita e zyrtarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Philip Gordon.

Interpelanca për Kryeministrin Thaçi ishte kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje për çështjen e ndërtimit të autostradës. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment