Terry: Shikojeni Torresin sezonin e ardhshëm

Kapiteni i Chelseat, John Terry ka thënë se bashkë-lojtari i tij, Fernando Torrez do të shkëlqejë në sezonin e ardhshëm.
“Sezoni i ri do të jetë shumë i rëndësishëm për ne, sepse ne dëshirojmë të rikthejmë titullin përsëri te ne dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të bërë një gjë të tillë”.

“Ne kemi një klub të mirë të futbollit, ne kemi bërë dy transferime fantastike në Janar, me Fernando Torres dhe David Luiz dhe unë nuk mund të presë t’i shoh ata dy duke luajtur në sezonin e ri. Ata do të shkëlqejnë”, tha Terry.
(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment