Tendenca, “botox” për të mos humbur vendin e punës

Të ndryshosh fytyrën për të mos humbur vendin e punës. Kriza e madhe ekonomike e viteve të fundit ka rritur përdorimin e kirurgjisë plastike. Ndër më populloret janë ndërhyrjet e thjeshta kosmetike, si injeksionet botox, mbushje, minilifting apo korigjime të vogla plastike.

Tendenca e re vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila po përhapet edhe në Europë, siç konfirmon docenti i kirugjisë plastike në Universitetin e Napolit, Sergio Brongo. Shpesh, thotë ai, nga frika e humbjes së vendit të punës dhe rritjes gjithnjë e më shumë të pasigurisë, femrat i drejtohen kirurgjisë plastike.

Kjo i bën më të sigurta në lidhje me eprorët e tyre. Natyrisht, shton më tej ai, kjo ndodh tek punëtorët me profesione të mesme dhe të larta dhe jo me punonjës fabrikash. Pjesa më e madhe i përkasin sektorëve të veçantë, si ai bankar apo marrëdhënie me publikun.

Sipas të dhënave që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka gjithashtu një rritje të numrit të meshkujve të cilët bëjnë ndërhyrje kirurgjikale për të njëjtat arsye. Meshkujt mbi moshën 55 vjeç janë më të prekur nga fenomeni, për shkak të frikës së humbjes së vendit të punës. Meshkujt përdorin më së shumti teknikën e heqjes së rrudhave, për tu dukur më të rinj në zyrë.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment