Telefoni i Facebook, ChaCha arrin në MB

Gjatë ditës së sotme, mediat elektronike të teknologjisë kanë raportuar se telefoni i mençur i HTC’së, të cilin ajo e ka dedikuar për Facebook, përkatësisht modeli HTC ChaCha ka arritur në Mbretërinë e Bashkuar.

Çmimet e HTC ChaCha fillojnë prej 20.50 funta në muaj, pas një kontrate 24 mujore me operatorin britanik.

HTC ChaCha posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 2.6 inç, tastierën rrëshqitëse QWERTY, procesorin me 800MHz, 512MB RAM, dhe Android Gingerbread.

Karakteristikat tjera të HTC ChaCha përfshijnë edhe kamerën me 5 mega-piksel, ndriçuesin LED, si dhe butonin e dedikuar për Facebook, i cili mundëson qasjen direkte në përmbajtjen e rrjetit social, prej nga mund të ndani gjërat interesante me miqtë tuaj në Facebook. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment