Të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Itali përfaqësojnë Shqipërinë në paradën më të madhe të homoseksualëve (FOTO)

Një grup shqiptarësh pjesë e komunitetit LGBT, kryesisht të rinj e të reja që jetojnë në Itali përfaqësuan Shqipërinë në Europride 2011, parada më e madhe europiane e homoseksualëve, lezbikeve, transgjinorëve e biseksualëve. Këtë vit kjo paradë u zhvillua në Romë, Itali.

Ndërkohë, organizata PRO LGBT, që organizoi këtë pjesëmarrje, ka nënshkruar një marrëveshje me Arcigay në Itali.

“Bashkëpunimi me komunitetin lgbt në vende të tjera është një nder dhe një detyrim që ne duhet të marrim përsipër, në qoftë se imagjinojmë një botë dhe një të ardhme më mikpritëse për të gjithë. Nga kjo pikëpamje përmirësimi i statusit të homoseksualëve dhe lezbikeve në vendet e tjera, dhe sidomos për një vend fqinj si Shqipëria, është pjesë e një udhëtimi që mund të ketë pasoja edhe në vendin tonë. Një Shqipëri më përfshirëse, është një Europë më përfshirëse gjithashtu, e në mënyrë të pashmangshme edhe një Itali më e përfshirëse. Kjo marrëveshje ndërkombëtare bashkëpunimi do të pasohet me të tjera, me synimin për të ndihmuar realitetin e mijëra e miliona njerëzve në të dy vendet” – tha Paolo Patanè, Presidenti i Arcigay.

Ndërkohë, në Tiranë janë shfaqur edhe disa grafiti pro- homoseksualëve.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment