Të moshuarit dhunohen nga nipërit dhe fëmijët

Të moshuarit në vendin tonë dhunohen më së shumti nga nipërit dhe mbesat, por edhe pjesëtarë të tjerë të familjes. Lloji më i shpeshtë i dhunës që ushtrohet mbi gjyshërit (meshkujt) është dhuna psikologjike, ndërsa mbi gjyshet (femrat) ushtrohet edhe dhunë fizike ben te ditur sot e perditshmja Gazeta Shqiptare bazuar ne nje studim te quajtur "Prevalenca dhe faktorët përcaktuaes të abuzimit ndaj të moshuarve në Shqipëri".

Fenomeni është më i madh në zonat rurale, ku nga 1021 persona të intervistuar, 23 % e tyre kanë pohuar se dhunohen. Studimi është realizuar me 4000 persona në Shkodër, Elbasan, Tiranë dhe Vlorë, gjatë vitit 2008, ndërkohë që rezultatet e tij janë publikuar vetëm një vit më parë nga departamenti i Shëndetit Publik i fakultetit të Mjekësisë.

Specialistët shprehen se problemi i abuzimit me të moshuarit nuk mund të zgjidhet plotësisht nëse nuk zgjidhen nevojat esenciale të të moshuarve, që lidhen me ushqimin, strehimin, sigurinë dhe aksesin ndaj shërbimeve shëndetësore.

No comments:

Post a Comment