“Të indinjuarit” spanjollë vendosin për të ardhmen e protestave

 
Lëvizja e “të indinjuarëve” spanjollë, e cila në përgjithësi përbëhet nga mosha të reja, zhvillon sot dhe nesër në sheshin Puerta del Sol, në Madrit, për të vendosur vazhdimin e protestave, sipas një deklarate të postuar në faqen zyrtare elektronike të lëvizjes.

Presioni për të ikur që u ushtrohet ”të indinjuarëve” është në rritje, të cilët kanë ngritur çadra në sheshin Puerta del Sol, qendrën e protestës së tyre, i cili përbën qendër turistike dhe tregëtare.

Një nga idetë të cilat do të bisedohen është organizimi i një marshimi i cili do të zgjasë një muaj, do të kalojë në të gjithë Spanjën dhe do të përfundojë në Madrit, nga dhe filloi kjo lëvizje në 15 Maj.

“Idetë dhe vendimet” që do të meren nga përfaqësuesit e lëvizjes të “të indinjuarve” të 53 qyteteve spanjolle, pritet të prezantohen nesër të Dielën.

Të mërkurën, ministri i Brendshëm i Spanjës, Alfredo Pereth Rubalkaba, ngriti për herë të parë tonin duke kërkuar nga protestuesit të respektojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve në shesh. Ai siguroi, megjithatë, se policia do të veprojë “e matur” përballë protestuesve.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment