Tailanda synon rekordin botëror në masazh

Organizatorët e një përpjekjeje për të vendosur një rekord botëror në Tailandë për masazhet e njëkohshme thanë se të paktën 840 njerëz pritet të marrin masazhe në të njëjtën kohë.

Wattana Kanchanakamon, një nga organizatorët e eventit, tha se përpjekja për të vendosur një rekord, është për të promovuar masazhin tailandez në shkallë botërore dhe për të nxitur turizmin shëndetësor, duke mundur rekordin e deritanishëm në Librin e Rekordeve Guinness për masazhet e njëkohshme, të cilin e vendosi Australia në 2009 dhe përfshinte 464 njerëz.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment