Tadici po e sakrifikon Kosovën

E ashtuquajtura Bashkësi e komunave serbe të Kosovës e ka kritikuar presidentin e Serbisë, Boris Tadic dhe qeverinë e Serbisë, duke thënë se për shkak të mundësisë së marrjes së statusit së kandidatit për BE, po e sakrifikojnë Kosovën.

“Është e dukshme që presidenti serb për arritjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, po e sakrifikon krahinën jugore serbe që është shkelje e Kushtetutës dhe tradhti ndaj interesit kombëtar e shtetëror serb. Ky është vlerësim i pjesëtarëve të bashkësisë së komunave të Kosovës”, thuhet në komunikatën që është bërë publike të dielën.

Po ashtu në këtë komunikatë thuhet se Bashkësia e komunave serbe të Kosovës, përfaqësuesit e së cilës janë Marko Jaksic dhe Milan Ivanovic, është kundër bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke thënë se ato “diktohen” nga SHBA-të dhe Britania e Madhe. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment