Synimi i BSH, futja e investimeve të huaja

Guvernatori i Bankës s Shqipërisë, Adrian Fullani ka deklaruar se futja e investimeve të huaja direkte në ekonominë tonë, mbetet një nga objektivat madhorë. Fullani duke analizuar kalimin me sukses të periudhës së krizës globale, që Shqipëria sipas tij e përballoi shume mirë, theksoi se vendi dhe rajoni më gjerë ka nevojë të ngutshme për reforma strukturore.

“Objektiv madhor mbetet futja e investimeve të huaja direkte në ekonominë tonë, pa to rajoni do mbetet i vogël, i fragmentuar me potencial të ulët social e ekonomik me eksporte sporadike dhe me tregje me kosto të larta”- tha ai, gjatë fjalës në konferencës e EFES.

“Politika monetare ndoqi një prirje lehtësuese duke ulur normat e interesit dhe duke plotësuar nevojat e tregut me likujditet të plotë. Eksperienca jonë rezultoi e suksesshme, Shqipëria vlerësoi se ëhstë një nga vendet që nuk përjetoi falimentim bankash apo injektime të kapitalit të shtetit, financimi nuk u ndal, ekonomia vazhdoi të rritjet në terma pozitiv pavarësisht ritmit të ngadalësuar”- tha ai. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment