Sulmohet policia në veri të Mitrovicës

Patrulla e policisë në veri të Mitrovicës është sulmuar me arme zjarri mëngjesin e sotëm. Tre persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në patrullën e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, njofton Kosovapress.

Ngjarja ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit tek ‘Tre rrokaqiejt’, zonë kjo e banuar me popullatë të përzier.

Ende nuk dihen detaje të tjera, posivetë policia nuk ka dalë për të dhënë ndonjë sqarim për shtyp.


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment