Sulmohet Justin Bieber

Sulmohet në New York, ku ndodhej për të prezantuar parfumin e tij, idhulli i adoleshentëve, Justin Bieber.



Qindra fansa të këngëtarit 17 vjecar ishin mbledhur pranë Macys, rrjetit të shitjeve të aksesorëve të ndryshëm, mes të cilëve edhe parfumet, për ta parë atë nga afër. Por pikërisht kur Bieber iu afrua fansave të tij, ai sulmohet nga një persona duke u rrëzuar në tokë.

Forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë duke e neutralizuar agresorin, ndërkohë që Bieber, shpëtoi me disa gërvishtje të lehta.

Nuk dihet shkaku i sulmit, por mediat amerikane hamendësojnë se ai mund të jetë provokuar nga deklaratat e Bieber, i cili ditë më parë u shpreh se “nuk ndalej dot së qënuri i adhurueshëm”.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment