Suksesi, meritë e futbollistëve

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka lavdëruar futbollistët e tij duke thënë se ata janë më meritorët për një tjetër sezon të suksesshëm, që u përmbyll me triumf në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Guardiola ka zvogëluar arritjet personale dhe theksoi se suksesi i skuadrës është meritë e futbollistëve. 40 vjeçari ka fituar tre tituj të njëpasnjëshëm në La Liga dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve në tre vitet e deritashme si trajner i Barcelonës, por thekson se suksesi është arritur në fushë.

“Ky ekip do ta kishte bërë të njëjtën me një trajner tjetër, por edhe unë nuk do të mund ta bëja pa këta futbollistë që janë të shkëlqyeshëm”, tha Guardiola për të përditshmen katalane Sport. Barcelona e përmbylli sezonin me fitore 3-1 ndaj Manchester Unitedit në Wembley në finalen e Ligës së Kampionëve, por Guardiola mbetet modest rreth triumfit.

“Nuk bëj asgjë ndryshe nga ajo që e bëjnë trajnerët e tjerë, pa marr parasysh në divizionin e parë, të dytin ose rangjet më të ulëta. Nuk e konsideroj vetën më të mirë se askush tjetër. Vetëm e bëj punën time sa më mirë që mundem pa harruar se prej nga vij, jam i sinqertë me futbollistët dhe nuk dua të ndryshoj idetë e mia të futbollit”, përfundoi Guardiola.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment