Suarez beson në titull

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez thotë se Liverpooli mund ta fitojë titullin e kampionit në Premierligë sezonin e ardhshëm, nëse e përsërit formën që e shfaqi në pjesën e dytë të sezonit që përfundoi. ‘Reds’ rrëmbyen 34 pikë nga 18 ndeshje që kur Kenny Daglish u rikthye në Anfield Road si menaxher në janar.

“Shfaqëm një formë të shkëlqyeshme në pjesën e dytë të sezonit”, tha për ueb faqen e klubit sulmuesi uruguaian, i cili realizoi 13 gola për Liverpoolin që prej transferimit të tij në janar nga Ajaxi.

“Ne po luanim më mirë. Mendoj se duhet ta mbajmë atë formë, nëse dëshirojmë që të jemi gjatë tërë sezonit lart, për të qenë pretendentë për titull. Kjo është një gjë për të cilën jemi optimistë për sezonin e ardhshëm. Nëse e mbajmë formën e mirë, mendoj se kemi mundësi për një sezon pozitiv”, shtoi përfaqësuesi i Uruguait, i cili i kushtoi Liverpoolit rreth 25 milionë euro.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment