Strukturat paralele në Kosovë: Tadici, tradhtar

Bashkësia e komunave serbe (strukturat paralele serbe) e ka kritikuar sot presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, dhe qeverinë serbe, duke thënë se për shkak të mundësisë së marrjes së statusit të kandidatit për BE, po e “sakrifikojnë” Kosovën.

“Është e dukshme që presidenti serb për arritjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, po e sakrifikon krahinën jugore serbe, që është shkelje e Kushtetutës dhe tradhti ndaj interesit kombëtar e shtetëror serb. Ky është vlerësim i pjesëtarëve të bashkësisë së komunave të Kosovës”, thuhet në komunikatën që është bërë publike gjatë ditës.

Ndër të tjera, në këtë komunikatë thuhet se Bashkësia e komunave serbe të Kosovës, përfaqësuesit e së cilës janë Marko Jakshiq (në foto) dhe Milan Ivanoviq, është kundër bisedimeve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, duke thënë se ato “diktohen” nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment