Stresi feston 25-vjetorin dhe përgatitet të shfaqet në klip, duet me Enxhin

Dashurisë së tyre ata i kanë dedikuar një këngë, që edhe pse titullohet “Lamtumirë”, në fakt flet për një dashuri të vërtetë dhe të bukur. Këngëtari i njohur i muzikës rap me emrin e artit Stresi (Arkimed Lushaj) ka festuar më 15 qershor 25-vjetorin e tij, ndërsa po merret me xhirimet e klipit të tij të ri. Në fillim u fol se ai do të shfaqej në duet me Ronela Hajatin, por më pas u tha se planet kishin ndryshuar dhe në vend të saj do të ishte një vajzë tjetër që deri tani është mbajtur sekret. Por, ne kemi arritur të zbulojmë se këtë duet romantik dhe sensual Stresi do ta realizojë me të dashurën e tij, Enxhi Kamenica, vajzën që u bë e njohur në “Big Brother 3”. Nuk dimë ende shumë detaje për klipin, por deri tani mund të thuhet se bëhet fjalë për një fabul kënge të ndërtuar mbi një histori të marrë dashurie dhe shumë SMS-ve telefonikë të shkëmbyer mes tyre gjatë gjithë lidhjes. Kënga “Lamtumirë” ishte planifikuar të prezantohej në “Top Fest 8”, por Stresi në atë kohë ndodhej jashtë dhe nuk mundi të kthehej në Shqipëri para mbylljes së festivalit të muzikës moderne. Kënga është mbështetur mbi SMS-të që këngëtari ka shkëmbyer me një engjëll. Historia e këngës bazohet në historinë e një çifti që duhet aq shumë, saqë në çdo moment, kudo dhe pa e menduar dy herë, do të jepnin jetën për njëri-tjetrin. Kjo mund të quhet kënga e dashurisë së tyre. Stresi dhe Enxhi e kanë cilësuar një lidhje shumë të veçantë dhe special atë me njëri-tjetrin. Enxhi duket shumë e dashuruar me Stresin. Vetëm pak pasi Stresi u kthye nga Zvicra, ajo e shprehu mungesën që kishte ndier, duke i bërë një ofertë në publik ku i kërkonte të martoheshin bashkë.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment