Sot Kuvendi, Braçe: Seancë me rëndësi, të luftojmë në Parlament

Kuvendi do mblidhet sot për të disktuar mbi projektligjin “për krijimin e shoqërive “HEC, Ulëz-Shkopet” sha, “HEC, Tiranë Lanabregas” sha, dhe “HEC Bistrica1 dhe Bistrica2” sha dhe përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërive “HEC Ulëz-Shkopet sha dhe “HEC Bistrica1 dhe Bistrica2” sha”.

Po sot, Kuvendi do të synojë të miratojë një projektrezolutë “për vlerësimin e veprimtarisë së institucionit të Bankës së Shqipërisë për vitin 2010”, pasi të ketë dëgjuar një raportim nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Nuk dihet nëse Opozita do të vazhdojë bojkotin parlamentar, ndërkohë që Grupi PS nuk u mblodh dje për të disktuar për qëndrimin e tij.

Në një shkrim të botuar sot në "Gazeta Shqiptare" nën/kryetari i grupit parlamentar socialist apelon rikthimin e opozitës në Kuvend.

Brace e quan “gabim, i përsëritur shpesh” në aspektin politik por edhe në atë profesional, mos mbledhjen e grupit parlamentar

Deputeti socialist e cilëson seancën e sotme si të rëndësishme dhe që do të ketë ndikim të madh në ekonominë e vendit por edhe në ekonomitë familjare. Gjithashtu për shkak të kohës së gjatë si anëtar i Kuvendit, Brace e cilëson ditën e sotme në Kuvend si të rëndësishme, pasi “vendimmarrja e Kuvendit do të shënojë një stad të ri në kufizimin gjithnjë e më të madh të pronës publike dhe shërbimit publik në këtë vend si dhe do të ketë interes kombëtar.”

"Angazhimet kur lidhen me interesa kombëtare, seriozitetin e marrin nga institucioni. Kur këto mungojnë nuk tremb as laraskat"- nënvizon Braçe.

“Në Kuvend duhet të jesh për të komunikuar me njerëzit, me ata që vuajnë pasojat e shpronësimit politik të Sali Berishës, me ata po prej tyre, kursimet e të cilëve shpërdorohen për shpezat me të cilat Sali Berisha manipulon votat apo për qejfet financiare të Guvernatorit të Sali Berishës. Më besoni, opozita nuk mund të shuhet në Kuvend. PS-ja nuk mund ta lerë opozitën në gojën e renegatëve që vetëm për opozitë nuk janë në atë Kuvend. Për biznesin e tyre politik dhe ekonomik pa diskutim. Ndaj, ne duhet të luftojmë në Kuvend.”- mbyll Brace shkrimin e sotëm të botuar sot në “Gazeta Shqiptare”.

(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment