Sony Ericsson prezanton modelet Txt Pro dhe Mix Walkman Phone

Sony Ericsson ka shtuar edhe dy modele të reja të telefonave në linjën e saj të pajisjeve mobile.

Më saktë, bëhet fjalë për modelet e telefonave Sony Ericsson Txt Pro dhe The Sony Ericsson Mix Walkman Phone.

I pari, Txt Pro posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 3 inç, rezolucion 400 x 240 pikselë, si dhe tastierën rrëshqitëse QWERTY.



Specifikat tjera të Sony Ericsson Txt Pro përfshijnë edhe kamerën me 3.2 mega-piksel, Bluetooth, mikroUSB, WiFi, audio portin 3.5mm, ndërsa ky model ofrohet në tri ngjyra të ndryshme; të bardhë, të zezë, dhe ngjyrë vjollce.

Modeli tjetër i kësaj kompanie, Sony Ericsson Mix Walkman Phone gjithashtu posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 3 inç, rezolucion 400 x 240 mega-piksel, kamerën me 3.2 mega-piksel, Bluetooth, mikroUSB, ËiFi, si dhe audio portin 3.5mm. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment