Sneijder: Vetëm Zoti e di se ku qëndron e ardhmja ime

Playmaker-i i Interit, Wesley Sneijder ka pranuar se ai është i përkushtuar te klubi me pasion, por ka lënë të ardhmen e tij në duart e Zotit.

Reprezentuesi Holandez ka qenë i lidhur me Chelsean dhe Manchester United, mirëpo ditë më parë ai deklaroi se nuk largohet nga gjigantët e Serie A dhe edhe njëherë ka shprehur dashurinë për klubin e tij, por këtë herë karrierën e tij ia besoi më të fuqishmit.

“E dua Interin me gjithë zemër, por Zoti do të vendos mbi të ardhmen time. Vetëm ai e di”,deklaroi Sneijder për Tuttomercatoweb.com.

“ Dua t’i falënderoj fansat që kanë qenë gjithmonë të shkëlqyer me mua dhe dua t’i siguroj ata se nëse qëndroj tek Inter do të bëj gjithçka për të fituar më shumë”.

(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment