Sneijder: Nuk kam arsye për tu larguar nga Interi

Mesfushori i Kombëtares Holandeze dhe i Interit,Wesley Sneijder në një intervistë të dhënë për FC Inter News është shprehur se nuk ka ndërmend të largohet nga Interi pasi aty ndjehet si në familjen e tij.

"Unë nuk kam arsye për tu larguar nga Milano. Ndjehem mirë tek ky klub dhe këtu kam kaluar gjëra të mrekullueshme dhe nuk e kuptoj se si mund të bëjnë thashetheme të tilla për largimin tim".

"Unë në qoftë se kam ndërmend të largohem atëhere i pari që do ta bëj publike do të jem pikërisht unë", shtoi Sneijder për Inter News. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment