“S’morëm drejtësinë e kërkuar. Vijojmë betejën”

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka reaguar për vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili sipas tij nuk dha drejtësinë e kërkuar, duke e “kthyer cështjen në tryezën e kanibalizmit dhe vjedhjes së rezultatit në tavolinë”.
Rama ka garantuar se forca që drejton do të vijojë bejetën ligjore, edhe pse nuk shpreson asgjë të mirë nga ajo KQZ që ndërroi ditën për diell rezultatin e parë nga gjithë shqiptarët, e që nxori atë fitues të garës në Tiranë.

“Kolegji nuk pati kurajën të shohë të vërtetën në sy dhe nuk mbylli sytë para rezultatit të manipuluar të KQZ. Procesi është rikthyer në tavolinën e kanibalizimit aty ku u grabit fitorja jonë dhe u prodhua tabela e turpshme e rezultatit me më shumë vota se zgjedhës dhe më shumë vota se tërësi ae fletëve të votimit të gjetura në kuti”- tha ai.

Sipas Ramës, grabitësit e zgjedhjeve mund të dhunojnë edhe vetë arithmetikën për të vulosur si fitore një humbje, por asnjëherë ky popull nuk do i shohë ata si fituesit e 8 majit.

“Ne kemi përgjegjësinë për të ndërtuar aksionin opozita për clirimin e drejtësisë dhe rimëkëmbjes së ekonomisë. Ky proces që ka humbur cdo besueshmëri është shembull kuptimplotë për domosdoshmërinë e largimit të pushtetit dhe arsye për të vijuar betejën në cdo front me pasion, durim dhe besimin e palëkundur që na jep e drejta që kemi me vete”- përfundoi Rama.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment