Rreth 1 mijë sirianë kanë kaluar kufirin gjatë natës, ka bërë të ditur një zyrtar turk, sipas të cilit numri total i refugjatëve sirianë ka arritur në 1600.
Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut i ka bërë thirrje qeverisë së Damaskut të mos përdorë “comanget” ndaj popullit të saj.
Apeli ka ardhur në një moment kur Britania dhe Franca i kanë propozuar OKB-së miratimin e një rezolute që dënon shtypjen e protestave nga regjimi sirian.
Projekt/rezoluta nuk autorizon ndërmarrjen e aksioneve konkrete, por edhe kështu ende nuk është e qartë se kur ajo do të mund të votohet.
Rusia dhe Kina kanë deklaruar se e kundërshtojnë fuqishëm projekt/rezolutën, pasi sipas tyre Siria duhet t’i zgjidhë konfliktet e brendshme pa ndërhyrje nga jashtë.
(top-channel.tv)
No comments:
Post a Comment