"Silk Road", faqja e internetit që trafikon drogë

Në ditët e sotme mund të marrësh gjithçka nga interneti - makinë, shtëpi dhe tani, edhe drogë. Tregu anonim në internet quhet Silk Road dhe është një faqe interneti e cila lavdërohet nga mijëra anëtarë dhe sipas administratorëve të saj është krijuar në shkurt. Në faqen kryesore ata me krenari dhe hapur shesin LSD, marihuana, ekstazi dhe shumicën e drogave që mund të ju vijnë në mend.

"Kjo faqe interneti është në thelb si eBay ose Amazon në botën e trafikut të drogës" tha kapiteni Robert Alfonso, kreu i divizionit të narkotikës për Pinellas County Sheriff’s Office.

Silk Road është një faqe interneti e cila i lejon pjesëmarrësit për të shitur një numër të mallrave, por zona me e përdorur është pjesa që ka të bëjë me drogën. Vetë faqja nuk e bën shitjen, por i lejon pjesëtarët e forumit për të shitur dhe blerë droga të ndryshme.

Silk Road e merr sigurinë e saj shumë seriozisht. Adresa e internetit të saj nuk është diçka e thjeshtë si "silkroad.com". Në dukje, adresa përbëhet nga një grup shkronjash dhe numrash. Edhe nëse e njihni faqen e internetit dhe e shënoni në shfletuesin tuaj, ju nuk do të mund të hyni.

Për të hyrë në faqen Silk Road, ju keni nevojë për një program kompjuterik që fsheh identitetin tuaj. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment